“Nëse Pacolli nuk vjen për të raportuar, ne dimë edhe ndryshe”

E publikuar: 15/01/2018 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur sot se ka mbi dy muaj që po e ftojnë të raportojë ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, por ai nuk u është përgjigjur ftesave.

Ajo ka thënë se një ftesë tjetër i është dërguar për të raportuar javën e ardhshme. Sipas saj, nëse ministri Pacolli nuk përgjigjet, atëherë ata do të veprojnë ndryshe, raporton Insajderi.

“Ka më shumë se dy muaj që po e ftojmë ministrin e Punëve të Jashtme që të raportoj. I kemi dërguar sërish ftesë për javën e ardhshme. Ne i kemi ofruar bashkëpunim, dhe nëse ai nuk do, atëherë ne dimë edhe ndryshe”, ka thënë deputetja dhe kryetarja e këtij Komisioni, Vjosa Osmani./Insajderi.com