Nëse Kosova kualifikohet në Euro 2020 – hyn në këtë grup

E publikuar: 30/11/2019 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është bërë tërheqja e shortit për fazën e grupeve të Kampionatit Europian 2020.

Grupet për turneun më të rëndësishëm të futbollit për vitin e ardhshëm janë caktuar në Bukuresht të Rumanisë, transmeton Klan Kosova.

Janë 20 kombëtare që tashmë janë kualifikuar dhe katër që pritet të kualifikohen përmes Play Off-it të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës për t’u kualifikuar në Euro 2020 duhet ta mposht fillimisht Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale, dhe në finale fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi.

Nëse Kosova arrin të kualifikohet; atëherë do të jetë në grupin C në vendin e katërt, ku janë Holanda, Ukraina dhe Austria.