Pritet koalicioni PDK-AAK-NISMA

E publikuar: 16/05/2017 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari më i ri i partisë Nisma për Kosovën, Milaim Zeka përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se pritet të bëhet koalicioni PDK-AAK-NISMA.

“Pritet koalicioni PDK-AAK-NISMA”, ka shkruar Zeka.

Lexo edhe

“E dashur mama, të lutem mos ki frikë…Unë sot jam një Tefik!”

Deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës, ka lidhur koalicion me disa parti të vogla, si PD, PSDHK, Lëvizja për Bashkim dhe disa parti të tjera.
Kurse, pak minuta më parë lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, dhe me Lëvizjen për Drejtësi.

Kësisoj, Pacolli dhe Kusari ribashkohen në një listë, pas largimit të kësaj të fundit nga AKR’ja e Pacollit, ku ishte nënkryetare.

Deri më tani si e vetëm në zgjedhje pritet të shkoj Vetëvendosje.

Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.

Fjalë që do ju PËRLOTIN! “Edhe unë do vetëvritesha me anestezi! Nuk ka mënyrë tjetër për të…”