Nënkryetari i Prishtinës: Sot nuk jam paguar si zakonisht, veprim i jashtëligjshëm nga Ministria e Financave

E publikuar: 01/09/2022 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Alban Zogaj

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se sot nuk e ka marrë pagën si zakonisht.
Ministria e Financave ka vendosur të mërkurën që të mos i ekzekutojë pagat si tërësi për mësimdhënësit dhe komunat si rezultat i grevave.

Shumica e komunave nuk i kanë dorëzuar listat e grevistëve.

Veprimin e Qeverisë, Zogaj e ka cilësuar si të “papranueshëm dhe të jashtëligjshëm”.

“Sot nuk jam pguar, si zakonisht, sepse Ministria e Financave ka vendosur mos me i procesu pagat per komunën e Prishtines!!! Totalisht e papranueshme dhe e jashteligjshme. Komunat kane buxhetet e veta, dhe jane punedhenes i pavarur”, ka shkruar ai në Twitter.