Nënkryetari i Listës Serbe thirret në Kushtetutën e Kosovës kur flet për gjuhët zyrtare

E publikuar: 19/05/2023 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari, njëherësh edhe zëdhënësi i Listës Serbe, Igor Simiq, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për media pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Në këtë konferencë me gazetarë pati edhe pyetje në serbisht, shqip e anglisht, raporton Klankosova.tv.

Në pyetjet në serbisht, ai u përgjigj, mirëpo jo edhe ndaj pyetjeve në shqip e anglisht.

Për të parën tha se nuk e di gjuhën, e për të dytën tha se do ta zbatojë Kushtetutën e Republikës Kosovës e cila ia njeh gjuhën serbe si gjuhë zyrtare.

“Fatkeqësisht, sipas Kushtetutës që edhe ju e respektoni, gjuha serbe është gjuhë zyrtare dhe do ta shfrytëzoj”, deklaroi Simiqi kur një gazetar i tha se nuk e di serbishten.