Nën masa të rrepta të sigurisë, Kadri Veseli mbërrin në shtëpi

E publikuar: 10/01/2022 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur në shtëpinë e tij në Mitrovicë.Para shtëpisë janë parë bashkëshortja e Veselit, Violeta Veseli dhe fëmijët.

Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë lejuar Veselit vizitën në Kosovë pasi të premten e javës së kaluar, atij i vdiq nëna, Ajshe Veseli.