Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

E publikuar: 04/03/2025 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi të hënën një qytetar ishte kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokuroria.

“Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokurori kompetent”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është cilësuar si “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.