Në zgjedhjet lokale garojnë: VV me numrin 10, LDK 47, AAK 50, PDK 94…

E publikuar: 11/09/2017 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është organizuar tërheqja e shortit për numrin e renditjes së subjekteve politike për zgjedhjet e 22 tetorit.

Në zgjedhjet lokale PDK do të garojë me numrin 94, ku shortin e ka tërhequr kandidati i kësaj partie për zgjedhjet lokale në Prishtinë, Lirak Çelaj.

Ndërkaq LDK do të garojë me numrin 47, Vetëvendosje me numrin 10, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë numrin 50.