Në Shqipëri, nënë e bijë vdesin për një ditë nga Covid-19

E publikuar: 27/01/2021 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i viktimave si pasojë e Covid-19.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar të mërkurën se në spitalin e Tiranës “Shefqet Ndroqi”, sot kanë vdekur nënë e bijë nga Librazhdi.

Fillimisht ka vdekur 93-vjeçarja, kurse pas katër orësh edhe vajza e saj.

“Balkanweb” shkruan se nëna ishte 93 vjeç, kurse e bija 71.

Deri më tash, në Shqipëri kanë vdekur 1332 qytetarë si pasojë e Covid-19, ndërkohë janë prekur mbi 73.000 veta./eko/