Në Serbi si nëpër filma, i drejtohet pistoleta menaxherit të Armando Sadikut

E publikuar: 29/04/2019 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Armando Sadikut është kërcënuar në mes të ditës me armë zjarri në një restorant në Beograd.

Nikola Damjanac ishte duke dekuar bashkë me familjen e tij, kur një person i është kundërvënë djali të tij Aleksa. Personi në fillim kaloi pranë tavolinës dhe më pas e ka qëlluar me shpullë atë. Ndërsa një tjetër person goditi me grusht menaxherin dhe ai që nisi sherrin ka nxjerrë pistoletën duke e mbushur dhe duke u bërë gati ta shkrepë, raporton “syri.net”.

Lajmi ka bërë xhiron e rrjetit në Serbi pasi Nikola Damjanac është një nga menaxherët më të njohur në Ballkan, i cili ka në menaxhim sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Situata u neutralizua nga njerëzit rreth e rrotull të cilët nuk e lejuan agresorin të çonte deri në fund veprimin e nisur.

Ky nuk është kërcënimi i parë për Damjanac të cilit i është kërkuar që mos jetojë në Serbi.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, por dyshohet për një konflikt të vjetër mes dy palëve.