Në pranga doganierë, biznesmenë dhe policë në Kapshticë

E publikuar: 10/11/2017 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia dhe SHÇBA arrestuan në flagrancë 7 persona, nga të cilët 3 doganierë, 1 punonjës policie, 3 persona, si dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Arrestimet u bënë gjatë operacionit të koduar “Mjegulla”.

Të arrestuar janë:

– Flobenc Gaxho, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni në doganën Kapshticë;

– Fredi Blushi, 56 vjeç, me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë;

– Gentian Keco, 33 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll me detyrë doganier

– Sali Dervishi, 53 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, me detyrë punonjës policie, kontrollor në Kapshticë;

– Klodian Korçari, 42 vjeç, banues në Bulgarec, Korçë;

– Xhuliano Skënderasi, 34 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq;

– Gazmir Shkëmbi, 34 vjeç, banues në Dvoran, Korçë;

Ndërsa dy persona të tjerë me inicialet G. A., 32 vjeç dhe S. Sh., 53 vjeç, u shpallën në kërkim.