Në Pejë numërohen 72 për qind e votave: LDK udhëheq ndaj koalicionit AAK-PSD me 5 për qind

E publikuar: 06/10/2019 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur janë numëruar 72% të votave në Pejë po udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas rezultateve zyrtare nga KQZ, në Komunën e Pejës për zgjedhjet parlamentare LDK udhëheq me 32 % të votave ndaj koalicionit AAK-PSD e cila ka 27.21 % të votave.

Vetëvendosje në Pejë është e treta me 22.68% të votave e pasuar nga PDK me 9.6%.

Koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë 1.5% të votave në Pejë.

Të gjitha subjektet tjera kanë marrur 7% të votave.

Në Pejë deri më tani janë 921 vota të pavlefshme apo 2.8% e votave të përgjithshme në këtë komunë.

Për të parë numërimin e votave në kohë reale vizitoni ballinën e Telegrafi.com.