Në PE evidentohet se Serbia e ka shkelur marrëveshjen duke votuar kundër Kosovës

E publikuar: 08/05/2023 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportit të Parlamentit Europian për Serbinë i janë shtuar amendamente ku ndër të tjera theksohet Serbia e ka shkelur marrëveshjen mes dy vendeve duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Për këtë amendament, sipas mediave të pavarura serbe, kanë insistuar Grupi i Europarlamentarëve të Gjelbër.

“Të Gjelbërit në amendamentin e tyre kërkojnë që të shprehet “keqardhje” që Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, para së gjithash marrëveshjen e Ohrit, duke votuar kundër pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës, duke bojkotuar zgjedhjet para së gjithash në Veri të Kosovës të orkestruar në Beograd duke i frikësuar politikanët e opozitës”, njofton N1.

Në raportin me 104 pika që është miratuar në Këshillin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, janë shtuar edhe 11 amendamente për të cilët do të diskutohet në seancë plenare.