Në mbështetje të ekonomisë lokale do ta krijojmë Zonën Ekonomike

E publikuar: 11/10/2021 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot gjatë takimit me Kimi café&cake house, e ndamë programin tonë të mbështetjes së ekonomisë lokale përmes krijimit të zonës ekonomike. Bizneset në Gjilan, duke përfshirë Kimi café&cake house, kanë hasur në mungesë të investimeve e granteve nga komuna, e janë detyruar të operojnë me investime e forca vetanake. Gjatë vizitës në vijën e prodhimit e pamë punën mbresëlënëse që kanë bërë pronarët e këtij biznesi, punë e cila do të ishte edhe më efikase nëse ata do të kishin përkrahjen e qeverisjes komunale.

Gjatë takimit poashtu diskutuam për ide si promovimin e bizneseve lokale në Gjilan përmes një web sajti, si dhe mbështetja e kërkesës për profesionistë në fushën e gastronomisë duke i dhënë shtytje të rinjve për shkollim në këtë fushë.

Ne besojmë se zhvillimi ekonomik lokal fillon me mbështetjen e bizneseve lokale si Kimi café&cake house.

www.albanhyseni.com

#përtëgjithabizneset #LVV144