Në Gjilan zbulohet shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi

E publikuar: 27/11/2017 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka arritur në qytetin e Gjilanit ku bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta janë duke u pritur nga garda ceremoniale e FSK-së, tek Platoja e Teatrit të qytetit.

Thaçi ka theksuar se është një nderim tradicional shtetërore i cili bëhet për komandantët e UÇK-së si dhe për Presidentin Ibrahim Rugova në shenjë nderimi për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ishim tek busti i komandantit Zahir Pajaziti, tani jemi tek varri i Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova për të nderuar përpjekjet e tij për pavarësinë e Kosovës dhe pas pak do të jemi në Prekaz dhe në të gjitha ambientet, hapësirat dhe përkujtimore që simbolizojnë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke respektuar dhe vlerësuar lartë dëshmorët e lirisë, heronjtë e Kosovës, gjitha sakrificat e njerëzve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në këto momente të rëndësishme të kremtimit të festave të nëntorit”, ka thënë Thaçi.

Thaçi dhe Meta po marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 nëntorit në Gjilan, ku edhe do të zbulohet shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi.