Në Forumin Ekonomik Botëror (WEF): Hapja ndaj botës së jashtme përcaktohet si rrugë efikase zhvillimi

E publikuar: 21/07/2022 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në dialogun  e Forumit Ekonomik Botëror ku  morën pjesë liderët globalë të biznesit te organizuar nepërmjet videos, kryeministri Li Keqiang mbajti një fjalim dhe shkëmbeu mendime me përfaqësues të biznesit. Aktiviteti u drejtua nga kryetari ekzekutiv i WEF-it Klaus Schwab, ku morën pjesë rreth 400 liderë biznesi nga mbi 50 vende.
Kreu i qeverisë kineze vuri në dukje ndryshimet e thella dhe komplekse dhe rritjen e sfidave e të pasigurisë në mjediset rajonale dhe ndërkombëtare.
Një mjedis miqësor dhe i qëndrueshëm është parakusht për zhvillim. Kina do të punojë me të gjitha palët për të mbështetur sistemin ndërkombëtar me qendër OKB-në në qendër, për të praktikuar multilateralizmin dhe për të mbrojtur së bashku paqen dhe stabilitetin botëror, tha Li Keqiang.
Nxitja e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë botërore është një detyrë e përbashkët dhe urgjente për të gjithë, dhe se vendet e ndryshme duhet të forcojnë bashkërenditjet e politikave makroekonomike, të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me ushqim dhe energji dhe të mbajnë të sigurt e stabilizues zinxhirët industrialë dhe të furnizimit.

Është e rëndësishme të forcohet solidariteti dhe koordinimi, të mbrohet dhe të promovohet me vendosmëri globalizimi ekonomik, të thellohet bashkëpunimi dypalësh dhe shumëpalësh dhe të nxitet zhvillimi i balancuar, gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm për të gjitha palët, tha ai.
Lidhur me gjendjen e ekonomisë kineze, Li vuri në dukje se në tremujorin e dytë të këtij viti, nën ndikimet e një raundi të ri të shpërthimeve të COVID-19 dhe faktorëve të tjerë përtej pritshmërisë, presioni pro rënies ekonomike u rrit ndjeshëm dhe treguesit kryesorë ranë në prill.

Sipas tij, në maj, rënia e treguesve kryesorë ekonomikë u ngadalësua, ndërsa, në qershor, ekonomia u stabilizua dhe u rimëkëmb. Treguesit kryesorë u rritën mjaft shpejt dhe u kthyen në sferën pozitive. Shkalla e papunësisë urbane e regjistruar ra ndjeshëm. Si rrjedhojë, ekonomia shënoi rritje në tremujorin e dytë.
“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se rimëkëmbja e ekonomisë akoma nuk është e fortë dhe kërkohen përpjekjet të mundimshmet për ta mbajtur të qëndrueshme në përgjithësi ekonominë kombëtare,” shtoi Li.
Ai tha se Kina, si vendi më i madh në zhvillim në botë, ka potencial të madh për zhvillim. “Ne do të zbatojmë plotësisht konceptin e ri të zhvillimit, do të menaxhojmë në mënyrë efektive reagimin kundër COVID-19 dhe zhvillimin ekonomiko-social dhe do të nxjerrim iniciativën e të gjitha palëve. Do të vazhdojmë ta marrim zhvillimin si bazë dhe pike kyçe për tejkalimin e të gjitha sfidave dhe të punojmë më shumë për ta rikthyer ekonominë në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kryeministri Li vuri në dukje se ekonomia e Kinës është integruar thellësisht në ekonominë botërore dhe hapja është politika bazë kombëtare e vendit. Kina nuk mund të zhvillohet e izoluar nga bota dhe bota gjithashtu ka nevojë për Kinën për zhvillimin e saj, tha Li.
“Do të thellojmë hapjen e nivelit të lartë, do të qëndrojmë të përkushtuar ndaj tregtisë së lirë dhe tregtisë së barabartë dhe do të ndihmojmë që dy rrotat e bashkëpunimit tregtar shumëpalësh dhe rajonal të funksionojnë paralelisht,” tha Li. Ai theksoi se do të bëjë përpjekje të vazhdueshme për të nxitur krijimin e një mjedisi biznesi i orientuar nga tregu, i nivelit botëror, i sunduar nga një system shëndoshë ligjor, duke garantuar hyrjen e barabartë të ndërmarrjeve të huaja në sektorët e hapjes, në përputhje me ligjin, për të realizuar përfitime të ndërsjella dhe të favorshme mes konkurrencës së ndershme.
Kryeministri Li iu përgjigj gjithashtu pyetjeve të ngritura nga përfaqësuesit e biznesit mbi zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinës-SHBA, përballimin e ndryshimeve klimatike, perspektivat e zhvillimit të sektorit të prodhimit dhe të ekonomisë në tërësi.