Në Drenicë shumë pak votues!

E publikuar: 11/06/2017 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në disa komuna të Drenicës numri i votuesvë është shumë i vogël.

Komuna e Drenasit dhe ajo e Skenderajit siç duket ende nuk kanë shprehur vullnetin e tyre politike në kutitë e votimit.

Deri më tani sipas të dhënave eletronikë të KQZ-së, në komunën e Drenasit numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar në vendvotimet nga të cilat janë dërguar të dhënat është 3 mijë 429 apo më përqindje 6,78%, shkruan Indeksonline.

E me të njëjtën përqindje pothuajse është edhe komuna e Skenderajit. Sipas të dhënave të KQZ-së numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar në vendvotimet nga të cilat janë dërguar të dhënat është 3.5 apo më përqindje 6.4 %.

Pritet të shihet nëse numri i votuesve nëpër këto komuna do të rritet. Megjithse tani për tani është shumë e ulët.