Në ditën e parë të punës si kryeministër, Abazoviqin e vizitojnë zyrtarët e lartë amerikanë

E publikuar: 29/04/2022 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrit të ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në ditën e tij të parë të punës, i kanë shkuar në zyrë për vizitë zyrtarë të lartë amerikanë.

Abazoviq është shprehur i lumtur që sot në zyrën kryeministrore ka pritur Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se Mali i Zi dhe SHBA vazhdojnë ta forcojnë partneritetin.

“Fokusi ynë mbetet te sundimi i ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe investimet. U nderova nga vizita e Karen Donfried, një zyrtare e lartë amerikane dhe ekipi i saj, në ditën e parë të punës në kabinet. I mirëprita së bashku me ministrin e Jashtëm, Ranko Krivokapiq”, ka shkruar Abazoviq.

Abazoviq u zgjodh dje kryeministër i Malit të Zi. Me të në krye të këtij shteti, Ballkani bëhet me tre kryeministra shqiptarë./InfoSot/