Në bisht të tiganit e fsheh drogën, tenton ta fus në burgun e Dubravës

E publikuar: 18/09/2021 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në burgun e Dubravës është parandaluar futja e substancave narkotike. Siç ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, në bishtin e një tigani është zbuluar se ishte fshehur substanca e dyshuar narkotike.

“Të premten, më 17 shtator, në Qendrën e Korrektuese Dubravë, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre”, thuhet në njoftim.

“Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar dy pako të ardhura për dy të burgosur, në të cilat bastisja ka rezultuar pozitive, ku brenda pakove në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike”, vijon njoftimi.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar masë disiplinore ndërsa për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.