‘Në ambasadat e Kosovës punojnë njerëz të sëmurë mendërisht’: Ish-diplomatja kosovare bën deklaratë të papritur

E publikuar: 11/05/2021 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xheraldina Rexhepi, ish-konsulle e Kosovës në Vjenë i është drejtuar me një kërkesë minstres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalles. Nga kryediplomatja kosovare ka kërkuar që ta shikojë rastin e saj, pasi Rexhepi është e bindur se me shkarkimin e saj, përveç mungesës së ligjshmërisë, e ka dëmtuar imazhin e saj.

Në emisionin Frontal, Rexhepi e shkarkuar në kohën e Glauk Konjufcës ka thënë se po pret nga Gërvalla një përgjigje për kërkesat e saj.

Duke folur për punën në ministrinë e Jashtme, ish-diplomatja ka thënë se në misione diplomatike ka njerëz që kanë sëmundje mendore.

“Po ka në misione njerëz të smutë mentalisht. Në ministrinë e Punëve të Jashtme, kur flasin mes vete diplomatët, thonë: ai psikopati i atij shteti, ai shizofreni i atij shteti”, ka thënë Rexhepi në Frontal.

Për këtë gjë, siç ka thënë Rexhepi janë në dijeni edhe ministria e Jashtme.

“Njerëz që punojnë në pozita të larta, kanë thënë që nuk ka mision të Kosovës që nuk e ka një të çmendur”, ka thënë Rexhepi.