Në 95 vjetorin e krijimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, theksohet roli i saj për garantimin dhe sigurimin e qetësisë globale

E publikuar: 01/08/2022 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Në praninë e Presidentit kinez Xi Jinping dhe personaliteteve të larta shtetërore dhe ushtarake të Kinës, u organizua një pritje kremtuese për 95-vjetorin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, që është më 1 gusht.

Pritja u zhvillua në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin nga Ministria e Mbrojtjes.
Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Mbrojtjes, Wei Fenghe, u shpreh urime për festën të gjithë oficerëve e personelit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, anëtarëve të Policisë së Armatosur dhe të tjerëve.

Wei shprehu nderim për veteranët e heronjtë që kontribuuan për zhvillimin e ushtrisë popullore dhe për përfaqësuesit e ushtarakëve shembullorë. Ai përshëndeti gjithashtu të gjithë ata që japin ndihmesë në shkencën, teknologjinë e industrinë e lidhur me mbrojtjen dhe shprehu mirënjohje për komitetet e PKK-së, organet e pushtetit dhe organizatat në të gjitha nivelet që kanë mbështetur përpjekjet për forcimin e mbrojtjes kombëtare dhe të forcave të armatosura të vendit.
Wei shtoi që Ushtria Çlirimtare Popullore mbështet përpjekjet për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, sigurisë e interesave të zhvillimit të vendit dhe jep kontribut të madh për garantimin e sigurisë e të qetësisë në botë.
Gjithashtu, kreu i dikasterit kinez të mbrojtjes bëri thirrje për zbatimin e plotë të mendimeve të Xi Jinping-ut për forcimin e ushtrisë dhe shpejtimin e modernizimit të mbrojtjes dhe të forcave të armatosura.
Ai theksoi përpjekjet për të krijuar një mbrojtje të vendosur kombëtare dhe forca të armatosura të fuqishme, që përshtaten me nevojat e sigurisë dhe interesat e zhvillimit të Kinës, si edhe me statusin e saj ndërkombëtare duke ofruar mbështetje strategjike për mëkëmbjen e madhe të kombit kinez