Ndryshon moti gjatë vikendit

E publikuar: 20/05/2022 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dita e parë e fundjavës na sjell mot mjaft të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Më pas, nga dita e diel dhe të hënën po priten kushte edhe për zhvillime të reshjeve me bubullima, të cilat ditën e hënën mund të jenë më të shtrira në vend. Gjithashtu, temperatura pësojnë rënie të lehtë.

Sipas Prishtina Weather, nga dita e martë po paraqitet një situatë e motit relativisht më stabil por edhe më i nxehtë, dhe kryesisht me diell.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, derisa indeksi i rrezeve UV ditën e shtunë do të jetë më i lartë, ndaj edhe preferohet që orëve të mesditës të mos qëndrojmë gjatë në rreze të diellit.

21.05 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.
22.05 – Vranësira e intervale me diell. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e pasdite përreth viseve malore reshje lokale shiu me bubullima.
23.05 – Vranësira e intervale me diell. Vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
24.05 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.25.05 – Më nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10 e 14, ndërsa maksimalet nga 30 të shtunën zbresin në 25 ditën e hënë, e deri të mërkurën shënojnë rritje deri në 31 e 32 grade celsius. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s, e nga dita e hënë nga perëndimi e jugperëndimi.

Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies përreth vlerave normale./GazetaBlic/