Ndryshimet që do të ndodhin gjatë majit në Zvicër

E publikuar: 30/04/2022 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga muaji maj, të gjitha kufizimet e hyrjes në Zvicër do të hiqen

Me fillim të muajit maj, udhëtarët nga jashtë do të mund të hyjnë sërish në Zvicër ose të aplikojnë për vizë sipas kushteve të zakonshme (para Covid-it), njofton albinfo.ch.
Kufizimet e fundit të hyrjes ende në fuqi do të hiqen më 2 maj.

Në atë datë, kërkesat për vaksina për të gjithë turistët, pavarësisht se nga vijnë, do të bien, shkruan The Local.