Ndeshje e ‘çmendur’, Francë – Zvicër shkon në vazhdime

E publikuar: 28/06/2021 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar koha e rregullt e takimit mes Francës dhe Zvicrës.

Kampioni i Botës ishte në avantazh prej 3 – 1, por Zvicra ia doli ta barazojë rezultatin duke e dërguar ndeshjen në vazhdime, shkruan lajmi.net.

Zvicra kaloi fillimisht në epërsi përmes Seferovic, që shënoi me kokë pas asistimit të Zuber (15′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Zvicra kishte rastin e artë të dyfishonte epërsinë, por Ricardo Rodriguez dështoi nga pika e bardhë (55′).

Me këtë humbje të penalltisë, Franca ndryshoi duke sulmuar me të gjitha forcat.

Karim Benzema barazoi rezultatin duke pranuar në mënyrë maestrale topin nga Kylian Mbappe (57′).

Pas vetëm dy minutave, Benzema shënoi prapë pas asistimit të Griezmann (59′).

Franca nuk u ndal me kaq dhe gjeti golin e tretë përmes Paul Pogbas, që realizoi eurogol nga distanca (75′).

Mirëpo, këta tre gola nuk i hodhën poshtë shpresat e Zvicrës që ngushtoi epërsinë me anë të Seferovic (81′).

Ndërsa, në fundin e ndeshjes, Mario Gavranovic pranoi një asistim të mrekullueshëm nga Granit Xhaka dhe e konkretizoi në gol (90′).

Mbetet të shihet cila skuadër do sigurojë kualifikimin në çerekfinale, aty ku do takohet me Spanjën./