Ndërrimi i policëve në Jarinjë bëhet pa ndonjë provokim nga serbët

E publikuar: 26/09/2021 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është bërë ndërrimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Jarinjë.

Ndërrimi u bë në mënyrë të qetë dhe nuk ka pasur provokime nga ana e serbëve sikurse ka pasur gjatë ditëve të kaluara.

Sot është dita e shtatë e bllokimit të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nga serbët, për shkak të hyrjes në fuqi të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.