Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në kryeqytet

E publikuar: 27/12/2016 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës, me urdhëresë të Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

Kjo ndalesë vlen nga data 30 dhjetor 2016, deri më 3 janar 2017.

“Ndalohet  përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rruge dhe sheshe, thuhet në vendimin e Komunës së Prishtinës.

Personat te cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në shumë prej 100 euro. Ndërkaq, për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.