Gazeta KronikaPress ka siguruar dëshmi se si Nazim Bllaca ankohej për rrezikun që kishte nga njerëzit e Azem Sylës kur u ngrit aktakuzë ndaj këtij të fundit.

Ai akuzonte prokurorët se përse kanë ngritur aktakuzë para se ata të dijnë se kush është grupi i Azem Sylës dhe rreziku që i paraqitej atij nga ky grup.

Në këtë dokument të siguruar nga Gazeta KronikaPress, Nazim Bllaca akuzonte Azem Sylën se i kishte vrarë gjithë dëshmitarët në rastin kundër Fatmir Limajt, duke ja mundësuar të shpallët i pafajshëm.

Ai bënë një listë me disa karakteristika të Azem Sylës që ja shpjegon prokurorisë rrezikun që po i paraqitej duke u munduar të përfitojë nga prokuroria sa më shumë.