NATO reagon pas deklaratës së Vuçiqit për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova

14.05.2021 09:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
NATO reagon pas deklaratës së Vuçiqit për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova

“Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë ato për KFOR-in, merren në pajtueshmëri me të gjitha 30 vendet anëtare”, ka thënë një zyrtar i NATO-s, kur është pyetur rreth deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq më 13 maj, se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen të forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova.

Në përgjigjjen e NATO-s është thënë se aleanca veriatlantike ka kontribuuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor për shumë vjet dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për rajonin.

“Misioni ynë i KFOR-it ka për bazë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s për REL.

Vuçiq, ndërkaq, u ka thënë të enjten gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, porse informacionet janë nga “burimet zyrtare”.

Vuçiq ka thënë po ashtu se do të përpiqet të flasë për këtë çështje me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet më 17 maj në Bruksel.

“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut [nga Kosova]. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, ka thënë Vuçiq të enjten.

UNMIK-u, përkatësisht Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara, është vendosur në Kosovë në vitin 2000, pas sulmeve ajrore të NATO-s në caqet e ushtrisë serbe.

Ai është vendosur në bazë të Rezolutës 1244, e cila është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në qershor të vitit 1999 dhe e cila është ende në fuqi.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, UNMIK-u ia ka dorëzuar shumicën e përgjegjësive të tij Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë po ashtu në qershor të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu

Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan

A është normale të transmetohet seriali “Çka ka shpija” në RTK? Kështu përgjigjet Mentor Shala

A është normale të transmetohet seriali “Çka ka shpija” në RTK? Kështu përgjigjet Mentor Shala

Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Cakaj thotë se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Cakaj thotë se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Valon Syla: Po kërkohet ndërrimi i shefave të RTK-së, ka nisur fushata

Valon Syla: Po kërkohet ndërrimi i shefave të RTK-së, ka nisur fushata

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Bashkimi Evropian nuk hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian nuk hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Kurti para ministrit Italian: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Kurti para ministrit Italian: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj kontributit të Italisë

Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj kontributit të Italisë

Serbia po pretendon se ofroi vaksina për krejt shqiptarët në Kosovë

Serbia po pretendon se ofroi vaksina për krejt shqiptarët në Kosovë

Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë 810 mijë euro

Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë 810 mijë euro

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë

Deputetja e VV-së përshkruan situatën në Samitin në Turqi: Serbia pati fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën

Deputetja e VV-së përshkruan situatën në Samitin në Turqi: Serbia pati fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën