NATO publikon foton, rreshti Bajramaj duke demontuar një minë

E publikuar: 29/08/2020 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

NATO ka publikuar në faqen e saj foton e rreshter Vladimir Bajramajt, pjesë e kontigjentit shqiptarë në Letoni duke demontuar një minë kundërtank.

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka duke përcjellë foton shprehet se: “Rreshter Vladimir Bajramaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni, duke demontuar një minë kundërtank gjatë stërvitjes BEAVER PRIME në Camp Ādaži”.