NATO: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë shpejt dhe plotësisht atë për të cilën u pajtuan

E publikuar: 19/03/2023 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

NATO e ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në orët e vona të së shtunës mbi aneksin e zbatimit të planit europian.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu i ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që ta zbatojnë atë për të cilën janë pajtuar.

“Ne i nxisim të dyja që ta zbatojnë atë që është rënë dakord shpejt dhe plotësisht. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përfshirë këtu edhe KFOR-in.”, ka shkruar ajo në Twitter.