Nagavci: Shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen, e të fundit që mbyllen

23.09.2021 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nagavci: Shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen, e të fundit që mbyllen

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për kthim të sigurt të fëmijëve në shkolla.

Nagavci në një mesazh drejtuar mësimdhënësve dhe nxënësve fton t’i respektojnë në përpikëri masat e rekomanduara nga ekspertët shëndetësor për t’u mbrojtur nga COVID-19.

“Mësimdhënës dhe prindër të nderuar, është shumë e rëndësishme bashkëpunimi në mes të gjithë neve, veçanërisht në këtë periudhë pandemie.

Është e rëndësishme po ashtu, që të gjithë ne të jemi të vaksinuar. Përqindja e vaksinimit në mesin tonë duhet të jetë 100 për qind.

Arsimi cilësor mund të ofrohet vetëm në shkolla, prandaj edhe shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen dhe të fundit që duhet të mbyllen”, shpreh ministrja e Arsimit.Për shkak të situatës me pandeminë viti i ri shkollor nuk kishte filluar më 1 shtator, ashtu siç parashihet.

Fillimisht viti shkollor ishte shtyrë për dy javë, ndërsa më pas IKSHPK rekomandoi shtyrjen edhe për dy javë tjera.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot do të takohet me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës sot për të diskutuar për masat e reja anti-COVID.

Në takim pritet që të jepet rekomandimi nga IKSHPK-ja lidhur me hapjen shkollave.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Donika Gërvalla thyen heshtjen për rezultatin e zgjedhjeve, thotë se VV nuk ka pësuar rënie

Haradinaj, qeverisë: O dilni prej kësaj logjike të budallës se doni me e marrë në qafë një vend

O u kënaqëm krejt”, “Hiç rrugën mos t’ma shtron”: Festë euforike në Skenderaj pas fitores së PDK’së

Numërohen 100% e votave në Gjilan, ky është rezultati

Bekim Jashari ankohet për vjedhje votash, thotë se ka dërguar 10 ankesa në PZAP

Borrell fton Kurtin e Vuçiqin t’i kthehen dialogut

Haradinaj për rezultatin e VV-së në zgjedhje: Mos qofsh në lëkurën e Kurtit

Bartësi i listës së PD-së në Mitrovicë tallet me Agim Bahtirin: Me u kap dorë për dore po u rrezojshe vetë

“Europa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë”

Quni flet për balotazhin në Prizren, tregon se me kë do bënte koalicion

Krasniqi për Aliun: Model i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë

Momenti i sulmit ndaj menaxhmentit të Trepçës (VIDEO)

1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar akoma

Mustafa: Zgjedhjet e djeshme e përmbytën mitin e referendumit të proklamuar nga Albini e Vjosa

Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë

Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita që mbante në Vetëvendosje