“Gazetaria konstruktive: Formësimi i narrativave të së nesërmes” ishte tema për të cilën kanë diskutuar sot përfaqësues të medieve në rajon, të organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë po punohet që edukimi medial të futet si lëndë në shkolla.
Me këtë rast, ministrja Nagavci theksoi se Kosova është shembull sa i përket lirisë së medieve. Por, vlen të theksohet se, sipas raportit të fundit të Reporterëve pa Kufij, Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit.
Kosova është shembull sa i përket lirisë së medieve dhe se roli i shkollës për edukimin mediatik është jetik. Kështu ka deklaruar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në konferencën Edukimi Mediatik BE-Ballkani Perëndimor.
“Gazetaria konstruktive: Formësimi i narrativave të së nesërmes” ishte tema për të cilën kanë diskutuar përfaqësues të medieve në rajon të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Nagavci shtoi se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare po punohet që edukimi medial të futet si lëndë në shkolla.
“Edukimi mediatik dhe lufta kundër deziformatave janë dukuri me të cilat përballemi çdo ditë. Në një kohë kur fjala e lirë dhe besueshmëria e saj janë sfida më vete, jemi krenar që Kosova është shembull për vendet e rajonit sa i përket lirisë së medieve. Njëkohësisht, shumë llojshmëria e ‘medieve online’ dhe burimeve dhe informacionit që kemi në Kosovë sigurojnë edhe mundësi më të mëdha për verifikimin e lajmeve”, tha Nagavci.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se mbajtja e kësaj konference është dëshmi e sfidave që po ballafaqohet e gjithë bota sa i përket vërtetësisë së lajmeve. Ai ka kërkuar hartimin e strategjive për luftimin e dezinformatave dhe fuqizimin e edukimit medial.
“Jemi syhapur ndaj fushatave të tilla të dezinformimit e të sigurohemi që narrativa të rreme të përballen me fakte. Ne duhet të adresojmë sfida specifike në Ballkanin Perëndimor që mos transparenca në pronësinë e ‘medieve online’ të paregjistruara ngrenë shqetësime serioze lidhur me llogaridhënien. Shumë gazetarë punojnë pa kontrata të mirëfillta që nga ana tjetër ata i bënë të ndejshëm ndaj presionit, kërcënimet nga bizneset. Kjo vë në theks nevojën për programe edukimi mediatik dhe sistemet e verifikimit të fekteve, duhet të fuqizojmë për edukimit mediatik. Sot kemi një rast shumë të mirë që të ndajmë njohuritë tonë, të krijojmë strategji efektive për të luftuar dezinformimin”, Aivo Orav, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.