Nagavci e konsideron patetik e dëshpërues fjalimin e Thaçit

E publikuar: 29/06/2020 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e ka quajtur skandaloz fjalimin e presidentit Hashim Thaçi për qytetarët e Kosovës pas aktakuzës nga Gjykata Speciale. Nagavci ka shkruar se presidenti vë interesin personal mbi gjithçka tjetër, dhe, sipas saj, Thaçi është person që gjithnjë prodhon kriza për mbijetesë politike.

Ky është postimi i saj i plotë në Facebook:

Ky fjalim pra është më e mira që mund të japin tekst shkruesit e presidentit. Për presidentin Thaçi s’kam çfarë të flas. S’kam pritur asgjë as më mirë e as më ndryshe. Qasja e tij përçarëse, vënia e interesit personal mbi gjithçka tjetër, person që gjithnjë prodhon kriza për mbijetesë politike.

Përsëri skandaloz, jo vetëm në adresimin e tij patetik e dëshpërues, por mbi të gjitha në skenarët e tij që mund të vëreheshin mes rreshtave.

Një plan jo i mirë për vendin, në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten. Dhe si gjithnjë tjerët do t’i ketë marioneta.