Mustafa: Zahiri me shokë ishin strategë të mëdhenj

E publikuar: 31/01/2020 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 23 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka vlerësuar si strategë të shquar që në kohët e vështira luftuan për vendin tonë dhe u bënë figura të rëndësishme të historisë tonë.

Në letrën e Mustafës thuhet se Pajaziti ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe një hero i Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas Mustafës, Pajaziti ishte organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve ndaj forcave serbe

“Zahir Pajaziti ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe padyshim Hero i Kosovës. Zahiri ishte luftëtar i pashoq i cili luftën e tij politike dhe ushtarake e bëri për dashurinë ndaj atdheut. Ai ishte organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve ndaj forcave serbe. Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin strategët e shquar që në kohët e vështira luftuan për vendin tonë dhe u bënë figura të rëndësishme të historisë tonë. Ata ranë heroikisht në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.Lavdi jetës dhe veprës së Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, thuhet në letrën e Mustafës.