Mustafa thotë se po bëjnë përpjekje që të sigurojnë investime në komuna

30.12.2016 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mustafa thotë se po bëjnë përpjekje që të sigurojnë investime në komuna

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në përurimin e Qendrës Rinore, në Magure të Lipjanit.

Para të pranishmëve në këtë ceremoni, kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe qytetarëve të shumtë të Magurës, kryeministri Mustafa uroi për qendrën rinore.

“Të gjithë ne gëzohemi kur shohim objekte të shkëlqyeshme, të cilat krijojnë kushte që ju si banorë të këtij vendbanimi, por natyrisht edhe ata të rrethinës të shfrytëzojnë një ambient shumë të mirë për të shfaqur vlerat kulturore për t’i kultivuar ato, e veçmas për të siguruar kushte që edhe të rinjtë tanë dhe këta fëmijë që janë të mrekullueshëm, të kenë në të ardhmen një hapësirë të shkëlqyer për ta”, tha kryeministri Mustafa, duke vlerësuar bashkëfinancimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Lipjanit.

Më tej, kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë për të investuar në gjitha komunat e Kosovës.

“Ne po bëjmë përpjekje maksimale që të sigurojmë kushte për investime më të mëdha nëpër komuna, vendbanime, fshatra, qytete e qyteza dhe ky është një rast shumë i mirë. Më ka ardhur keq që s’kam qenë edhe kur është përuruar shkolla, por gjithherë do të jemi të interesuar që t’ju përkrahim, t’ju ndihmojmë për të krijuar kushte shumë më të mira edhe për kulturë, edhe për arsim, edhe për zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin social në tërësi”, tha kryeministri Mustafa, duke uruar qytetarët e Magurës për Qendrën Rinore, e po ashtu, ka uruar edhe festën e Vitit të Ri, duke u dëshiruar shëndet, suksese dhe ardhmëri të mirë.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se Komuna e Lipjanit dhuratën më të mirë për këtë fundvit po i jep rinisë, qytetarëve të Magurës dhe rajonit me këtë objekt të veçantë, i cili do të krijoj kushte dhe mundësi më të mira që rinia të zhvillojë të gjitha aktivitetet.

“Falënderoj Qeverinë e Kosovës, kryeministrin Isa Mustafa, ministrin e Kulturës, Kujtim Shala, që ka financuar ndërtimin e këtij objekti, që do të jetë funksional dhe në shërbim të qytetarëve të Magures”, tha kryetari Ahmeti.

Më tej, kryetari Imri Ahmeti tha se Komuna po vazhdon me investime në kuadër të projekteve të saj, që Magures t’ia kthej karakterin e një qyteze, duke ndërtuar gjithë infrastrukturën e nevojshme.

“Jemi përpjekur dhe do të vazhdojmë që të kompletojmë ato nevoja dhe interesime që janë të domosdoshme dhe besoj se vitin në vijim do ta përmbyllim ciklin e investimeve të nevojshme. Do të fillojmë me pranverë edhe ndërtimin e fushës së gjelbër të futbollit për klubin e futbollit. E dini se ka filluar edhe shkolla. Ndriçimin publik tani e kemi funksional, dhe do të vazhdojmë edhe me infrastrukturën tjetër të nevojshme”, tha kryetari i Komunës, duke uruar fat, suksese të mëtejme dhe që gjeneratat e reja ta gëzojnë këtë qendër.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


LDK: Ne kemi qenë kundër Mini-Shengenit edhe sa kemi qenë në pushtet

LDK: Ne kemi qenë kundër Mini-Shengenit edhe sa kemi qenë në pushtet

Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

Gashi sërish kandidat për kryetar të Obiliqit

Gashi sërish kandidat për kryetar të Obiliqit

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

Bankat islame në Kosovë pa kamata, por jo pa fitime

Bankat islame në Kosovë pa kamata, por jo pa fitime

Presidentja Osmani bisedoi me homologun izraelit

Presidentja Osmani bisedoi me homologun izraelit

Krasniqi viziton Shtimen, lavdëron punën e Ismajlit

Krasniqi viziton Shtimen, lavdëron punën e Ismajlit

Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci