Mustafa: S’jam redaktor i atllaseve gjeografike

E publikuar: 11/04/2017 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë që Komisioni për Demarkacionin ka filluar punën në mars të vitit 2012 dhe ka vazhduar punën deri në vitin 2015.

“Komisioni ka filluar punën në mars të vitit 2012 deri në vitin 2015”.

“Kur unë kam ardhur në krye të qeverisë e kemi gjetur punën gati të përfunduar dhe janë dhënë disa raporte lidhur me gjendjen”.

Mustafa shtoi se ka kërkuar nga komisioni që të bisedohet me të gjithë banorët në mënyrë që të mos mbeten çështje të pasqaruara.

“Kam kërkuar nga komisioni që të gjitha ato t’i sqarojnë me gjithë banorët dhe të mos na mbetet asnjë çështje e pasqaruar. Dhe në qershor të vitit 2015 komisioni ka deklaruar se e ka përfunduar punën”.

Ndërsa, deputetja Teuta Haxhiu e AAK-së, tha se ka para vetës dy atlas gjeografik, që i fundit është botuar në 2015 me atuor Murat Mehaj, dhe ku nxënësit mësojnë se kufiri është aty ku ka thënë opozita.

Mustafa duke iu përgjigjur deputetes Haxhiu, tha se ai nuk është redaktor i atllaseve dhe nuk merret me to.

“Ata që i kanë botuar e kanë përgjegjësinë autoriale mbi to”, tha ai