Mustafa reagon pas Samitit: Bllokuesi i vizave nuk është vetëm Macron, është edhe Vjosa Osmani

E publikuar: 23/06/2022 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas samitit të sotëm që u mbajt në Bruksel. Ai në një postim në Facebook, tha se presidenti francez, Emmanuel Macron nuk është i vetmi që e bllokon procesin e liberalizimit, pasi sipas tij, bllokues është edhe presidentja Vjosa Osmani.

Mustafa tha se sot Osmani nuk është takuar me bllokuesin e liberalizimit, Emmanuel Macron, siç u raportua, por ‘në Bruksel u takuan dy bllokuesit e liberalizimit’.

“Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut”, ka shkruar Mustafa.