Mustafa përuroi pllakën e Maternitetit në ‘Kodrën e Trimave’

E publikuar: 09/12/2016 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Isa Mustafa, mori pjesë në manifestimin e 20 vjetorit të maternitetit, ku zbuloi pllakën e objektit të këtij materniteti në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet.

Ky maternitet punën e vet e ka zhvilluar nga viti 1996 e deri në vitin 1999, dhe për ta realizuar këtë projekt, qytetari Shaban Svirca e kishte liruar shtëpinë e tij, njofton Klan Kosova.

Mustafa tha që në këtë maternitet gjatë atyre vite janë kryer afro 12 mijë e 500 lindje.

Ai tha që shoqata “Nënë Tereza” ka dëshmuar angazhim të pashoq duke mbledhur rreth vetës njerëz të mirë nga Kosova dhe gjithë Evropa, prandaj sipas tij kjo vepër meriton të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë. /klankosova/