Mustafa: Në vitin 2016 shtëpia ime u sulmua me bomba molotovi nga njerëzit e Kurtit

E publikuar: 28/10/2021 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafës, ka reaguar pas kërcënimit të brendshëm që iu bë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Mustafa me këtë rast tha se vjen keq për atë se çka ka ndodhur.

Por, ai theksoi se në vitin 2016 shtëpia e tij ishte sulmuar me bomba molotovi nga njerëzit e Kurtit.

“Mbrëmë u njoftuam se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Kryeministrit Kurti, pas një kërcënimi që i ishte bërë. Më erdhi keq! Më vonë u tha se ishte një kërcënim nga adresa Shit e Blej!”.

“Kjo ma kujtoi kohën kur, jo adresa shit e blej, por njerëzit e Albin Kurtit, Kryeministrit të tanishëm, në terrin e datës 26 shkurt 2016 sulmuan shtëpinë time, që isha Kryeministër i Kosovës, me bomba molotov”.

Ish-kryeministri i Kosovës shtoi se në atë kohë nuk kishte mbrojtje speciale.

“Kur arrita në shtëpi e pyeta shoqen time se si u ndjeve, a pate frikë, a të mbrojti policia. Ajo ma ktheu: po çfarë!! Policët mezi e shpëtuan kryet e tyre, sepse e kapi flaka dhe tymi korridorin ku ata ishin të vendosur”.

“Nuk kishte njësi speciale as mbrojtje speciale. Fati gruaja mbeti gjallë dhe policët që kujdeseshin për shtëpinë time nuk ishin lënduar.Kujtime të rënda!”.