Mustafa: Duhet t’i marrim kompetencat që na takojnë në koalicion, ta zgjanojmë atë, mos të mbesim peng i numrave

E publikuar: 10/10/2016 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anetari i kryesise se PDK’s Rrustem Mustafa ka thane ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum se ka ardhe koha per mbylljen e te pavertetave qe jane thane ndaj PDK’s gjate dhe mbas luftes.

Me kete deklarate, Mustafa ju referue iniciatives se presidentit Hashim Thaçi, i cili sot dorezoi 4 letra ne prokurori per te hetue vrasjet e mbasluftes dhe disa vepra tjera.

“Kemi me triumfue ndaj oportunistave, sikurse ne 99’ten”, ka thane ai.

Mustafa ka thane se duhet me u tejkalue koalicioni i madh PDK-LDK.

“Koalicioni don nji riformatim te thelle”, ka thane ai, tue thane se kete riformatim e kupton me faktin qe, PDK duhet me pase ma shume kontroll ne Qeveri.

Ai ka thane se, nuk duhet me lejue qe me pase ministra e zavendesministra qe punojne sa per te marre pagat e tyne.

“Ka ardhe koha qe temat te caktohen vet prej neve e jo nga jashte”, shton Mustafa.

Mustafa ka fole per deklaratat e publicistit Veton Surroi per nji lufte te UÇK’s ndaj ish Presidentit Rugova.

“E kam lexue me kujdes, ma shume asht nji inati personal ndaj Baton Haxhiut se sa ndaj UÇK’s”.

“Ne vijen institucionale te UÇK’s s’ka pase politike kunder LDK’s, jane te tjeret qe i kane shpike mandej”.

Mustafa ka fole per kohen e vrasjes se komandantit legjendar te UÇK’s, Adem Jashari:

“Kam qene mik i familjes Jashari, dhe kam qellue jo veç ne kohen e vrasjes se tij por edhe herave tjera”, thote ai, tue shtue se, “nuk don me rrefye shume per luften, per shkak se ka nji ndjeshmeni te madhe rania e komandantit Adem Jashari”.

Mustafa ne vazhdim ka fole per aspektin e sigurise, tue thane se Kosova faktikisht asht pjese e NATO’s:

“Jemi me fat qe forcat botnore jane ketu”, thote ai.

Moderatori Fidan Jupolli ka pyet Mustafen per pregaditjet e PDK’s per gjetjen e nji kandidati per kryetar te Prishtines ne zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk e kemi gjete, por kemi me ju qase seriozisht, sepse asht koha me fitue PDK ne Prishtine”.

“Prishtina nuk mundet me u udheheqe nga ata qe nuk kane komunikim te rregullt me Qeverine”, ka perfundue Mustafa.

Per ma shume, ndjekeni emisionin e plote: