Vetëvendosja kërkon nga PAN-i një tjetër kundërkandidat për kryetar të Kuvendit

E publikuar: 10/08/2017 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Glauk Konjfuca në fja,limin e tij në Kuvend ka kërkuar nga PAN që ta nxjerrin një kandidat tjetër për Kryeparlamentar përveç Kadri Veselit.

Sipas tij, për Vetëvendosjen, Veseli është i papranueshëm që të jetë në krye të Kuvendit.

Ai e ka fajësuar po ashtu PAN-in se të njëjtët e kanë sulmuar kryesuesin dhe deputetin më të moshuar, Adem Mikullovcin.

“Ne shprehim mospajtimin tonë dhe jemi shumë të indinjuar që ata e sulmojnë deputetin Mikullovci që përmes disa takimeve konsultative ta krijojnë një lloj të drejtës së vetos mbi këtë seancë. Askush  nuk mund të ketë të drejtën e vetos për vazhdimin e kësaj seancë. Kjo është shkelje e demokracisë, të mbahen peng institucionet për të blerë kohën që më presione shantazh t’i bindin ata për ta votuar një kryetar të papëlqyeshëm”, është shprehur ai.

Konjufca nga Kuvendi i ka bërë tri thirrje: E para të angazhohemi të gjithë që jemi këtu ër themelimin sa më të shpejt të legjislaturës së gjashtë

E ftojmë PAN që ta ndërpres bojkotin e seancës dhe ta propozojë kryetarin e ardhshëm

Rregullat e demokracisë thonë: kur si ke votat dhe kur dëshiron t’i arrish ato duhet të bësh kompromis

Ne kërkojmë që mos ta qesin një kandidat që për ne është i papranueshëm”, ka shtuar ai