Musliu: Ramushin e shpëtoi PDK’ja, për pak të binte në rrjetin e merimangës së VV’së

E publikuar: 02/10/2017 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, me të nisur vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, tha se Ramush Haradinajn e shpëtoi PDK’ja, pasi që sipas saj, ishte për pak të binte në rrjetin e merimangës së Vetëvendosjes, transmeton Express.

Këtë deklarim ajo e tha gjatë vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, në momentin kur tha se nuk mundet ta pranojë që LDK’ja është bërë mekanizëm i Vetëvendosjes.

“E shoh që në çdo fillim të Seancës e shoh komunikimin e jashtëzakonshëm dhe mirëfillte të VV me LDK. Të gjitha i kisha pranuar si deputete e këtij Parlamenti por që Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëhet mekanizëm i Vetëvendosjes këtë kurrë asnjëherë nuk e kisha pranu. Edhe Ramush Haradinaj gati ra në rrjetën e merimangës se LVV por në atë kohë shkoj-ke drejtë dështimit, por në momentin që u shkëput nga kjo Lëvizje ai u kthye edhe njëherë si triumfues në këtë parlament”, ka deklaruar Musliu.