Musa Hajdari përfundon aventurën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, nuk ia del të kualifikohet në gjysmëfinale

E publikuar: 31/07/2021 09:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atleti kosovar, Musa Hajdari nuk ka mundur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Musa Hajdari kishte marrë pjesë në garën e vrapimit 800 metra në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” në stadiumin Olimpik në Japoni, transmeton lajmi.net.

Hajdari u rendit në vendin e tetë nga tetë garues në pistën e tij, ai në 400 metrat e parë përfundoi në pozitën e shtatë dhe në 400 të dytat përfundoi i fundit.

Kjo do të thotë që ai e ka përfunduar aventurën e tij në kuadër të Lojërave Olimpike pasi vetëm tre vendet e para nga tetë gjithësej kualifikohen tutje.

Hajdari përfundoi garën për kohën 1:48.96 në vendin e tetë.