Musa Hajdari garon nesër në disiplinën 800 metra në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

E publikuar: 30/07/2021 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atleti kosovar, Musa Hajdari do të garojë nesër.

Atleti kosovar, Musa Hajdari do të garojë nesër në Stadiumin Olimpik në Japoni në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Hajdari do të garojë në disiplinën 800 metra të vrapimit. Koha e nisjes së garës ku do të jetë pjesë Hajdari do të nis nesër rreth orës 14:50 të kohës tonë lokale në Kosovë.

Musa Hajdari dhe Egzon Shala janë sportistët e vetëm të mbetur nga gjithsej 11 sportistët që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike.

Nëntë sportistët e tjerë kanë përfunduar garat e tyre, ku prej tyre Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medaljet e arta Olimpike.