Muriqi: Dua të jem gati për Lazion, shpresoj ta shihni Muriqin e vërtetë

E publikuar: 13/07/2021 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vedat Muriqi ka folur në një intervistë para sezonit të ri.

Sulmuesi i Lazios dhe i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit, “Lazio TV” ku ka folur për sezonin e ri dhe pritshmëritë e tij, transmeton lajmi.net.

“U bënë dy vite që nuk bëja parasezonë, vitin e kaluar pata COVID-19. Jemi duke punuar mirë, po ndihem gjithnjë e më mirë dhe do jem gati për Lazion”, tha ai.

“Trajneri ka folur me të gjithë, nuk kemi pasur bisedë private, nuk besoj se do të jetë nevoja ta bëjmë por në çdo rast do të jem i lumtur nëse flas me të privatisht”, shtoi ai.

“Është një person i sinqertë, unë shpresoj që tifozët e Lazios të shohin Muriqin e vërtetë në këtë sezon, dua ta përfundoj sezonin dhe të flasim për Murqiin e Vërtetë”, tha Muriqi.

“Kam luajtur me Hysajn dhe Strakoshan kur ishim tek Shqipëria U-21, është një lojtar i fortë, e njeh futbollin e Sarrit dhe do të jetë një përforcim i mirë për Lazion. Neve tani na duhet të adaptohemi me lojën e re dhe sistemin që dëshiron trajneri, kemi njërin nga trajnerët më të mirë në botë”, përfundoi Vedat Muriqi.