Muriqi do qëndrojë në Lazio, Fenerbahçe dërgon ofertë për Caicedon

E publikuar: 13/08/2021 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vedat Muriqi duket se e ka bindur Maurizio Sarrin.

Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi do të qëndrojë tek Lazio pasi duket se e ka bindur teknikun italina, Maurizio Sarri.

Sipas “Tuttomercatoweb.com”, Sarri ka zgjedhur Muriqin si zëvendësuesin e Immobiles dhe do të jetë Caicedo ai i cili do të largohet nga “Biancocelestët”.

Edhe vet Sarri kishte deklaruar që njëri nga sulmuesit duhej të largohej, pasi kishte vend vetëm për dy qendër-sulmues në skaudër dhe mediat filluan të spekulojnë për largimin e kosovarit, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Muriqi do të duhet ta tregojë vlerën e tij dhe shumën prej 18 milionë eurosh në sezonin e ardhshëm ndërsa për Caicedon po interesohet ish skuadra e Muriqit, Fenerbahçe.