Murati thotë se për shkak të LDK-së qytetarët po e paguajnë më shtrenjtë vajin dhe grurin

E publikuar: 17/04/2023 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se çmimet e importit për vaj dhe grurë kanë rënë.

Por thotë se qytetarët po vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Çmimet Tavan.

Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor  ka rënë në 1.05 euro/litër. Çmimi i furnizimit nga importi për grurë  ka rënë në 0.24 euro/kg. Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, ka shkruar Murati në Facebook, të hënën.

Qeveria e Kosovës ka dërguar në Kuvend projektligjin për çmimet tavan – që nënkuptonte vendosjen e disa çmimeve nga shteti për produktet esenciale – më pas kishte kaluar në Kuvend.

Por LDK-ja, si dhe partitë e tjera opozitare kishin thënë se ai ligj bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.