Muja: Gënjeshtër dhe plan i ligë i opozitës, paga minimale do të kalonte edhe pa votat e Listës Serbe

E publikuar: 14/06/2022 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i VV-së, Armend Muja, i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e opozitës se votat e Listës Serbe ishin vendimtare që të kalohej Projektligji për Pagën Minimale.Muja ka thënë se Projektligji do të kalonte edhe pa votat e Listes Serbe
.
“Paga Minimale: 74 deputetë kanë marrë pjesë në votim për pagën minimale, 68 vota ishin PËR. VV paraprakisht kishte siguruar kuorumin dhe votat për kalim të ligjit. Kur opozita e kanë parë që e kemi kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, pikërisht që t’ia japin një këso spin-i se kinse Lista Serbe ishte vendimtare.

Gënjeshtër e qartë, dhe sigurisht plan i ligë, që dështoi. Edhe pa votat e Listës Serbe do të kalonte”, ka shkruar ai.