Analisti Shenoll Muharremi në Facebook ka shkruar rreth potencialit të partive në zgjedhjet 2025 sipas ‘Modelit 70-30-70’, shkruan InfoSot.
Këtu janë rezultatet e modelit ’70-30-70′ për zgjedhjet e 9 shkurtit i cili tregon vlerat e potencialit të partive për zgjedhjet e ardhshme. Ky është një model gjenerik dhe nuk merr parasysh specifikat dhe dinamikat lokale të komunave.
Supozimi kryesor është se:
1. LVV do të mund të mirëmbajë 70% të vlerës nga viti 2021.
2. PDK do të ketë një rritje prej 30% nga niveli i vitit 2021.
3. LDK është partia me potencialin më të madh të rritjes në zgjedhjet e vitit 2025, me një 70% potencial rritjeje.
4. AAK dhe Nisma i kanë votat e përbashkëta si koalicion, pa ndryshime të theksuara.
Potenciali i Partive🗳️:
🔹 LVV fiton më së shumti vota, rreth 300,000.
🔹 PDK del partia e dytë për shkak të bazës më të lartë të votuesve nga viti 2021 (192,000 vota).
🔹 LDK shënon rritjen më të madhe në këto zgjedhje, me një rritje prej 70% nga viti 2021, duke arritur rreth 188,000 vota, pasi ka pasur një bazë më të ulët dhe ka punuar më së shumti për këto zgjedhje, si në aspektin programor, ashtu edhe logjistik e organizativ.
Kështu sugjeron Modeli 70-30-70 me dalje rreth 830k i cili tenton të vlerësojë potencialin e partive në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Se cilat do të jenë rezultatet reale, mbetet për t’u parë së shpejti. 📊


















