Muharrem Nitaj do të preferonte koalicion parazgjedhor AAK-LDK-PSD

E publikuar: 31/07/2019 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka deklaruar se do të preferonte një koalicion parazgjedhor AAK-LDK-PSD, ndonëse është shprehur kundër koalicioneve parazgjedhore.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky është qëndrimi i tij dhe nuk është ofertë publike për koalicion

“Po të pyetesha unë, koalicionet parazgjedhore do t’i ndaloja me ligj, por kjo as është e mundur e as nuk ndodhë! Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve prazgjedhore! Prandaj koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme!”

” Dhe në një situatë të tillë dhe nëse ato do të ndodhin, e për të eklipsuar çdo koalicion të mundshëm, për mua joparimor, unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD. Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individi!”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.